MTI-ja ende pa vendim për Brezovicën
Konsorciumi fitues i ka dorëzuar dokumentet e kërkuara më datën 31 maj, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë pati premtuar se një komision i krijuar për verifikimin e dokumentacionit do të përfundonte punën brenda 10 ditësh, shkruan sot Koha Ditore.
Tashmë kanë kaluar dy javë dhe MTI-ja ende thotë se janë në proces të analizimit të dokumentacionit.
Ju njoftojmë se Komiteti Drejtues Ndërministror po vazhdon ende me vlerësimin e dokumenteve të dorëzuara nga partneri privat. Pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm, dhe pasi që Komiteti Drejtues Ndërministror të ketë finalizuar diskutimet rreth dokumenteve do të merret vendimi i cili do ti komunikohet publikut të gjerë, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.