Në Shtërpce i ati vret njërin fëmijë e tjetrin e plagos
Bëhet fjalë për një vrasje të rëndë. Viktima janë foshnjat e gjinisë mashkullore me moshë 40 ditësh. Ndërsa njëra prej tyre ka ndërruar jetë në Shtërpce, tjetra është transportuar në Nish ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Babai i foshnjave është arrestuar me dyshimin se është autor i kësaj vrasjeje monstruoze dhe atij i është caktuar afati 48 orës i paraburgimit.
Është gjetur dhe konfiskuar edhe mjeti me të cilin është kryer vepra, ka shtuar Gashi.
Bëhet e ditur se edhe fëmija i dytë e ka jetën në rrezik.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20.
Autori i këtij krimi, sipas medieve serbe, ka qenë punëtor arsimi. Mësimdhënës i edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Shtërpcës.
Nuk bëhen të ditur motivet, por theksohet se policia po heton rastin.