Pas dështimit të francezëve, Qeveria pa plan për Brezovicën
ShtërpcëPostuar: 09:12 / 13.07.2016
Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë thonë se institucionet nuk duhet të nguten për të hapur procese tenderuese për shkak të dështimit të tyre, por duhet pritur miratimi i projektligjit për investime strategjike, i cili ditë më parë dështoi ti marrë votat e deputetëve në Kuvend.
Lulzim Krasniqi, shef i kabinetit të ministres së Tregtisë Hykmete Bajrami, ka thënë për gazetën Zëri se Qeveria e Kosovës është në proces të analizimit të opsioneve për të vazhduar me projektin e Brezovicës. Krasniqi ka thënë se projekti i Brezovicës vazhdon të shihet si projekt me interes nga kompani të ndryshme ndërkombëtare. /Telegrafi/