Shpallet i pafajshëm kryetari i Shtërpcës

ShtërpcëPostuar: 15:03 / 29.12.2015

Këtë vendim e ka marrë gjykata Themelore në Ferizaj ku të akuzuarit janë liruar nga akuza, meqë është konstatuar se për veprën penale për të cilët ata ngarkoheshin sipas aktakuzës së prokurorit të shtetit, të pandehurit veprën e kanë kryer nën lajthim faktik dhe juridik.

Të pandehurit akuzohen se “me datë 16 dhjetor 2010 në Shtërpcë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për personin tjetër, në cilësinë e personave zyrtarë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin 02/L-99 për Prokurimin Publik të Kosovës, nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që kanë lidhur aneks-kontratë me numër 02/284, në vlerë prej 346 mijë e 674 euro me operatorin ekonomik NNT.”Albes”, nga Istogu, duke tejkaluar 10 për qind të vlerës së kontratës bazë prej 1.516.281.25 euro, sipas tenderit me numër të prokurimit 02-01010511, për ndërtimin e tri ndërtesave në Shtërpcë, me të cilin veprim kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. 

/Telegrafi