UNDP dhe Shtërpca krijojnë të ardhura për familjet rurale
ShtërpcëPostuar: 13:02 / 24.08.2016
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikolić, koordinatorja e programit në UNDP, znj. Valbona Bogujevci, dhe kreu i Administratës së Zyrës Koordinatore për Bashkëpunim Teknik brenda ambasadës së Austrisë në Kosovë, Arsim Aziri.
Ky kontribut i rëndësishëm financiar do të rrisë numrin e mundësive për punësim në Shtërpcë dhe do ti ndihmojë familjet lokale të gjenerojnë më shumë të ardhura.
Marrëveshja për bashkë-financim është pjesë e Paktit të Punësimit Territorial të projektit Interdev, i cili është i financuar nga Bashkëpunimi i Austrisë për Zhvillim dhe i implementuar nga UNDP-ja.