29 përfitues të mjeteve bujqësore nga Komuna e Shtimes

ShtimePostuar: 00:33 / 22.07.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

29 përfitues të mjeteve bujqësore në vlerë 72,500 euro për realizim të premtimit për modernizim të bujqësisë.

Pas një trajnimi përgatitor për 5 ditë me radhë, 29 përfituesve të mjeteve bujqësore u kemi shpërndarë pajisjet e punës për të cilat kanë aplikuar.

Këtë projekt e kemi implementuar në bashkë organizim dhe bashkëfinancim me organizatën IADK.

Përkushtimi ynë për bujqësi po dëshmohet në vazhdimësi me të gjitha veprimet mbështetëse për bujqit, për të cilët po angazhohemi t'ju dalim në ndihmë dhe t'ua lehtësojmë veprimtarinë e tyre me pajisje moderne.

I gëzofshin mjetet e reja bujqësore përfituesit!