6 fshatra të Shtimes bëhen me harta dhe stacione moderne të autobusëve

ShtimePostuar: 10:15 / 20.12.2023

“Ky projekt me vlerë të përgjithshme 68 mijë e 273 euro ka përfshirë stacionet së bashku me hartat përkatëse të udhëtimit në fshatrat Vojnoc, Rashincë, Mollopolc, Zborc, Godanc i Epërm dhe Petrovë.
Në fazën e ardhshme, me të tilla stacione moderne do të pajisen edhe 7 fshatra të tjera të Komunës sonë, me synimin përfundimtar që qytetarët e të gjitha zonave të Komunës sonë të kenë hapësira të dinjitetshme të pritjes për udhëtim kolektiv.
Vazhdojmë me më shumë projekte që e lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë.” – ka shkruar kryetari Aliu.