95 mijë euro për një projekt të ri në Komunën e Shtimes
ShtimePostuar: 22:39 / 05.07.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
95.000 euro për një projekt të ri në Komunën e Shtimes
Me Ministrin Elbert Krasniqi nënshkruam marrëveshjen e përbashkët për implementimin e projektit "Zgjerimi i rrugës dhe trotuari me ndriçim në rrugën Shabani" në Vojnoc.
Mjetet e Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në shumën 95.000 euro tashmë janë siguruar dhe së shpejti fillojmë me procedimin e hapave konkretë për ta realizuar projektin në praktikë.
Investimet e planifikuara po i rrisim edhe më tej falë bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës me investime të njëpasnjëshme në fusha të ndryshme për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.