Asfaltohen dy rrugë në fshatin Rashincë të Komunës së Shtimes

ShtimePostuar: 23:11 / 02.08.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Asfaltohen edhe dy rrugë në Rashincë

Me bashkëpunëtorë dhe së bashku me banorët e fshatit Rashincë ishim të pranishëm gjatë punimeve për asfaltimin e dy rrugëve të këtij fshati.

Asfaltimi i rrugëve "Cani" dhe "Qorrolli" që u përfundua sot është investim në vlerë mbi 15.000€.

Po ashtu, rrugës "Qorrolli" brenda javës do t'i shtohet edhe ndriçimi publik që do të fillojë porsa të ngurtësohet plotësisht asfalti.

Këto investime janë dëshmi e mbajtjes së premtimeve për projektet që do të realizohen brenda mandatit tonë.