Filloi ndërtimi i kanalit atmosferik në rrugën “Isa Boletini” në Shtime
ShtimePostuar: 19:59 / 13.10.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
Problemit të ujërave atmosferikë së shpejti do t`ju vjen fundi
Rruga "Isa Boletini" që është një nga rrugët kryesore të Shtimes ka vuajtur nga dëmet që shkaktoheshin nga uji atmosferik.
Prandaj, ka qenë e domosdoshme të ndërhyjmë në ndërtimin e një kanali që e zgjidhë këtë problem të banorëve dhe bizneseve përreth.
Me bashkëpunëtorë e vizitova lokacionin ku po kryhen punimet në vlerë 84 mijë euro me kanalin atmosferik në gjatësi 600 metra dhe me vendosje të gypit me gjerësi fi800.
Qytetarët janë të kënaqur me këtë rregullim e ne jemi të lumtur për ta që tash e tutje, së shpejti më nuk do të përballen me problemet që i kanë pasur në të kaluarën.