Fillon ndërtimi i Urës në fshatin Petrovë
ShtimePostuar: 19:58 / 20.12.2023
“Kjo urë me gjatësi 12m e gjerësi 6m e lidhë rrugën nga vendi i njohur si "Çeshmja" e deri te shkolla e fshatit Petrovë, "Bajram Curri".
Po ashtu, në fillimit të vitit të ardhshëm do të asfaltohet edhe rruga "Mehdi Korani" me gjatësi 1.5 kilometra që i lidhë të gjitha lagjet e fshatit Petrovë, konkretisht nga "Azemhajdarët" e deri te shkolla "Bajram Curri".
Punë e pandalshme; për banorët tanë, për infrastrukturën e tyre.” – ka njoftuar kryetari Aliu.