Fillon pastrimi i shtratit të Lumit “Shtimjanja”

ShtimePostuar: 23:00 / 24.06.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Vikend pune në Shtime,

Ka filluar pastrimi i shtratit të Lumit "Shtimjanja" që e përshkon qendrën e Komunës sonë. Krahas largimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme, do të rregullohet edhe pjesa e shtratit të Lumit në tërë gjatësinë e tij, projekt ky në vlerë 5.5 milionë euro.

Largimi i mbeturinave do të ndikojë në cilësinë e ujit që do t'i japë edhe pamje estetike më të madhe qendrës së Shtimes tonë.

Po ashtu, apelojmë tek të gjithë qytetarët që jetojnë pranë Lumit, që të vetëdijesohen dhe që të mos e ndotin atë. Le të përkujdesemi të gjithë për një Lum të pastër.