Filluan punimet për asfaltimin e rrugës nga Kompleksi Memorial i Reçakut deri te Kulla e Lirisë
ShtimePostuar: 18:12 / 03.10.2023
Në vendin e fillimit të punimeve ishte kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu së bashku me kryesuesin e Kuvendit, Adnan Ademi, drejtorë e zyrtarë komunalë si dhe banorë të fshatit.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që me bashkëqytetarë të lirisë e sakrificës, pikërisht në Reçakun plot krenari e flijim, të marr pjesë në fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës te Kulla e Lirisë, që e lidhë këtë lokacion me Memorialin e Reçakut”, ishin fjalët e kryetarit Aliu.
Ndërkaq, drejtori për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, Grejtalb Emini bëri të ditur se rruga që nisi të asfaltohet sot është e gjatë mbi një kilometër dhe kostoja e saj është 370 mijë euro.