Ftesë për pjesëmarrje në diskutimin publik rreth shëndetit mendor në Komunën e Shtimes
“Si pjesë e këtij diskutimi, në kërkojmë komentet dhe kontributin tuaj për projektligjin e ri për shëndet mendor, me fokus të veçantë në përmirësimin e qasjes, cilësisë dhe barazisë në shërbimet e shëndetit mendor. Në diskutim do të keni mundësinë të ndani përvojat tuaja personale me shërbimet e shëndetit mendor në komunitetin tuaj, si dhe mendimet tuaja mbi atë se çfarë mund të bëhet për të përmirësuar këto shërbime. Komentet që marrim do të mblidhen dhe do t'i dërgohen grupit punues të ligjit, për tu siguruar që zërat dhe perspektivat e qytetarëve të merren parasysh gjatë formësimit të ligjit të ri.
Diskutimi do të mbahet me 3 gusht 2023, nga ora 15:00 në hapësirën e sallës së Kuvendit të Komunës së Shtimes dhe do të moderohet nga ekipi ynë për të siguruar që zëri i të gjithëve të dëgjohet. Nëse keni përvojë personale me shërbimet e shëndetit mendor ose thjeshtë dëshirë për të kontribuar në bisedë, ju mirëpresim që të merrni pjesë. Së bashku, ne mund të krijojmë një sistem më efektiv të shëndetit mendor në Kosovë. Shpresojmë që të na bashkoheni në këtë diskutim dhe presim të dëgjojmë mendimet dhe idetë tuaja!” – thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes.