Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare në Petrovë
Para 24 vitesh, personeli mjekësor i përbërë nga mjekë të shquar, me një traktor me barna, u nisën nga Petrova dhe marshuan në QKMF, ku bashkë me ushtarët e UÇK-së në Zonën Operative i hapën dyert dhe në ato kushte filluan trajtimin mjekësor të pacientëve.
E pikërisht në Petrovë, sot, është bërë hapja e Qendrës së Mjekësisë Familjare, ku i pranishëm ishte kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, drejtori i Shëndetësisë, Isa Haxhiu, drejtoresha e QKMF-së, Pranvera Bajrami.
Në QMF-në e re në këtë fshat, tash e tutje nga ora 08:00 deri në 14:00 banorët do t'i marrin shërbimet bazike shëndetësore.
Për nder të kësaj dite të shënuar për mjekësinë në Shtime, përveç përurimit, kryetari Aliu bashkë me kabinetin qeverisës dhe personelin shëndetësor bën homazhe te busti i ikonës së shëndetësisë, Dr. Vezir Bajrami.
Kryetari Aliu ju dhuroi mantelbardhëve trëndafila të kuq në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre dhe kujdesin që e ofrojnë për bashkëqytetarët shtimjanë.