Inspektohen bizneset për harmonizim të çmimeve dhe për produkte ushqimore me afat të skaduar në Shtime
Inspektoriati komunal në Komunën e Shtimes njofton gjithë qytetarët e kësaj komune se çdo ditë pune janë të gatshëm që t’u dalin në ndihmë qytetarëve që hasin në ndonjë parregullsi të këtij lloji.
Albulenë Emini, inspektore e Tregut në Drejtorinë për Shërbime Publike, kërkon nga qytetarët e komunës sonë, që të jenë sa më vigjilent sa u takon harmonizimit të çmimeve në raft dhe atyre në arkë, nëpër markete, por edhe produkteve si atyre ushqimore, por edhe atyre jo ushqimore sa i takon afatit të skadimit.
“Për çdo parregullsi që qytetarët e hasin gjatë blerjeve, ju lutemi të drejtoheni në zyret e inspektoratit komunal” tha Emini duke shtuar se në këtë mënyrë edhe inspektorët do ta kenë më të lehtë identifikimin e këtyre bizneseve që bëjnë shkelje në çmime të caktuara por edhe shitjen e produkteve pa afat.
Emini, bëri të ditur se gjatë inspektimit të ditëve të fundit ende nuk është shqiptuar asnjë dënim, por kësaj u është dhënë vetëm vërejtje për produktet e caktuara, por që nuk përjashtohet mundësia edhe e shqiptimi i gjobave. “Tash kemi dhënë vetëm vërejtje. Ndërsa dënimet do të shqiptohen varësisht nga shkeljet që hasim në terren dhe në bazë të legjislacionit të fuqi. Tani e tutje, nëse ne kemi informacion prej qytetarëve, që përkundër vërejtjeve që ne i kemi dhënë, nuk ka pasur efekt të bizneset, nuk është respektuar urdhëri i inspektoratit, atëherë do të vazhdojmë me shqiptimin e gjobave”, tha Emini, duke shtuar se tashmë jemi të prag të festave të fundvitit dhe numri i qytetarëve shtohet nga ardhja e mërgimtarëve, por edhe ankesat e qytetarëve janë të shumta.