Instalohet sistemi i alarmeve dhe kamerave në shkollat e Shtimes
Yllka Fejzullahu, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit, ka bërë të ditur se vendosja e alarmeve dhe kamerave është bërë për çështje të sigurisë së përgjithshme në institucione edukativo-arsimore.
“Shpresojmë që me vendosjen e këtyre kamerave të sigurisë nëpër shkolla do të minimizohen rastet e dukurive negative, pasi që nxënësit tash do ta dinë që janë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë”, tha Fejzullahu, duke bërë të ditur se edhe mësimdhënësit por edhe stafi teknik do të jenë më të sigurt, po që synim kryesor i kësaj drejtorie ishte siguria e përgjithshme e nxënësve tanë.
U bë e ditur se sistemi i alarmeve u vendos në 6 shkollat më të mëdha të kësaj komune, ndërsa sistemi i kamerave në 7 shkolla.
Vlera e këtij projekti rreth 26 mijë euro u bë nga buxheti i Komunës së Shtimes, ndërsa pritet që gjatë këtij viti me sisteme të tilla të bëhen edhe shkollat tjera të kësaj komune.