Klasat e parafillorëve të disa shkollave të Shtimes përfituan inventarë dhe pajisje didaktike
Pesë institucione arsimore të komunës përfituan inventarë dhe pajisje didaktike për klasat parafillore.
“Ky projekt i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë Caritasi Zviceran dhe Komuna e Shtimes është dëshmi e angazhimit tonë për investime në fushën e arsimit, në funksion të rritjes së cilësisë dhe produktivitetit të nxënësve tanë”, tha Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes.
“Montimi i paisjeve për fëmijët parafillorë veçse ka përfunduar. Ishte shumë i nevojshëm sepse gjendja e mëparshme e këtyre klasave parafillore nuk ka qenë e përshtatshme siç është tani për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ka thënë Yllka Fejzullahu, drejtoreshë në Drejtorinë e Arsimit.
Përmes kësaj projekti, kanë përfituan pajisje didaktike dhe inventarë shkolla e Shtimes, Vojnovcit, Reçakut, Pjetërshticës dhe Godancit.