Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Shtimes mban mbledhjen e nëntë për këtë vit
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1.Shqyrtimi i Ekstrakt-Procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më: 29.08.2023,
2. Propozim-Vendim për Normat Tatimore për vitin 2024,
3. Raporti 9 mujor Buxhetor i Komunës së Shtimes për vitin financiar 2022,
4. Raporti i Auditimit të Jashtëm të Komunës së Shtimes për vitin financiar 2022,
5. Raportim për zbatimin e rekomandimeve të Auditimit të jashtëm për vitin 2022,
6. Propozim-Vendim për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Npi-01/271 dt.06.07.2023 për Programin e banimit social 2023-2025 (Sipas rekomandimit të MMPHI Nr.3808-2/23 më datë: 18.07.2023),
7. Propozim-Vendim për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit nga Kuvendi për zgjedhjen e drejtorëve të institucioneve arsimore,
8. Draft-Rregullore për përcaktimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim më pak se një vit të pronës Komunale (Për diskutim publik),
9. Draft-Rregullore për Procedurat dhe Kriteret për zgjedhjen e Lauratëve të vitit në sport, (Diskutim Publik),
10. Draft-Strategjia e zhvillimit ekonomik të Komunës së Shtimes (Diskutim Publik),
11. Formimi i Grupit punues për hartimin e Planit të punës dhe orarit të mbledhjeve të Kuvendit për vitin 2024,
12. Propozim-Vendim për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Npi-01/54 dt. 28.03.2022, për plotësimin e KPF ,e anëtarë të ri,
13. Propozim-Vendim për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Npi-01/139 dt. 31.05.2022, për plotësimin e KASHPU me anëtarë të ri,
14. Propozim-Vendim për ndryshimin e vendimit Npi-01-149 dt 27.04.2023 të Komisionit të Aksionarëve të KRM ‘Pastërtia’.
Në disa pika të këtij rendi të ditës pati disa ndryshime, të për të cilat u tha se do të diskutohen në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më 27 nëntor 2023.