Komuna e Shtimes për herë të parë ndanë shtesa për lehonat
Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
“Edhe një premtim i realizuar
Pasi e kemi iniciuar për herë të parë në Komunën e Shtimes praktikën e mbështetjes së nënave lehona, jam i lumtur që sot u votua në Kuvend propozimi ynë për rritjen dhe përshkallëzimin e vlerës së përkrahjes financiare.
Nga tani e tutje, çdo çift që u lind fëmija i parë do t'i përfitojnë 100 euro shtesa, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, si dhe për binjakët 500 e trenjakët 1.000 euro.
Qeverisja jonë e mirë po dëshmohet në përditshmëri me masat tona ndihmuese për të gjitha kategoritë shoqërore, kësisoj duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e mirëqenies për të gjitha familjet në Komunën tonë.
Paçim sa më shumë raste të dhënies së mjeteve financiare nga kjo masë.”