KRU ”Prishtina” dhe Komuna e Shtimes me Memorandum Mirëkuptimi

ShtimePostuar: 16:55 / 07.06.2023

Qëllimi i lidhjes së këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është financimi i përbashkët i Projektit “Rehabilitim /ndërtim të ujësjellësit dhe kanalizimit” ne vlerë totale prej 250,000 €. Nga shuma totale Qeveria e Republikës së Kosovës do të participojë me shumën prej 190,000 €.

Mbikëqyrja e kontratës do të kryhet nga të dyja palët e këtij Memorandumi, ku secili do të caktojë nga një person për mbikëqyrje të punimeve.

Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit do të realizohen gjithandej me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunat në zonën e shërbimit.

Çdo investim në infrastrukturën e ujit dhe ujërave të zeza po bëhet për mirëqenie të qytetarëve të vendit, për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.