Kryetari Aliu bëri homazhe te busti i Kryekomandantit Adem Jashari
ShtimePostuar: 14:54 / 28.11.2023
“Po ashtu, bëmë nderim edhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, te Sheshi i Dëshmorëve si dhe vizituam lokacionet e përkujtuam edhe të rënët e tjerë në fshatrat Reçak, Mollopolc, Rancë dhe Carralevë.
28 nëntori është ditë e përbashkimit përtej të gjitha dallimeve, sepse kauzat tona janë në shërbim të avancimit të shteteve tona dhe rritjes së mirëqenies së qytetatëve tanë, siç ka qenë aspiratë e përhershme e dëshmorëve dhe heronjve tanë.
Lavdi të gjithë të rënëve të lirisë!
Urime Festa e Flamurit të gjithë bashkëkombasve tanë!” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Aliu.