Kryetari Aliu ka pritur në takim një delegacion nga AME
ShtimePostuar: 18:06 / 01.11.2023
Me këtë rast, është biseduar për kushtet e infrastrukturës, mjetet mbrojtëse dhe resurset humane. Gjithashtu është diskutuar për ndërtimin e një objekti të ri modern, me standarde të larta të Bashkimit Evropian dhe me sipërfaqe të mjaftueshme për nevoja të Njësitit për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Shtime.
Pas këtij takimi, delegacioni nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME-MPB) ka dalë në terren për të parë lokacionin për ndërtimin e objektit në fjalë që plotëson kushtet dhe nevojat e Njësisë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim.