Kryetari Aliu mbajti takimin e dytë publik me qytetarë
Lidhur me këtë takim, Kryetari Aliu ka shkruar:
“Prezantimi i të arriturave të vitit 2023
Në sallën e Kuvendit Komunal, para qytetarëve të pranishëm, prezantuam arritjet dhe sukseset e qeverisjes sonë për vitin 2023.
Projektet tona gjithëpërfshirëse kanë bashkuar të gjithë sektorët dhe zonat e Komunës sonë, me investime konkrete për përmirësimin e cilësisë në arsim, bursat për studentë, subvencionet në bujqësi e shëndetësi, mbështetjen e sportit dhe kulturës, rregullimin modern infrastrukturor, ndihmën financiare për lehonat dhe dhjetëra rezultate të tjera për të gjithë qytetarët tanë pa asnjë dallim.
Rezultatet pozitive të këtij viti do t'i shumëfishojmë në vitin e ardhshëm dhe do ta rrisim vlerën e 2 milionë eurove të shpenzuara për investime kapitale.
Misioni ynë nga dita e parë e mandatit është bazuar në planin paraprak të detajizuar për të ofruar zgjidhje dhe adresim të problemeve të qytetarëve tanë, që po e implementojmë hap pas hapi me kujdes të veçantë për gjithëpërfshirje dhe prioritete.
Dua t'i falënderoj qytetarët për mbështetjen, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin që e kanë treguar dhe ne zotohemi që ta rrisim edhe më tej intensitetin e punës për ta përmbushur çdo premtim që e kemi dhënë.
Për Shtimen tonë;
Për qytetarët tanë”