Kryetari Aliu mban takimin me Këshillin Organizativ për shënimin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut
Për datën e cila ndryshoi historinë e Kosovës, të pranishmit dhanë idetë e tyre, që kjo ditë të shënohet sa më dinjitetshëm.
Në këtë takim morën pjesë akterë nga niveli qendror e lokal si: Zyrtarë policor nga niveli rajonal e lokal, përfaqësues nga kryeministria dhe presidenca, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, si dhe pjesëmarrës të tjerë nga institucionet lokale.
25 vite më parë, pikërisht me 15 janar 1999, 42 civilë të pafajshëm e të paarmatosur vriten e masakrohen barbarisht nga ushtria serbe në fshatin Reçak.
Ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.
Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq, e cila nxiti edhe ndërhyrjen ajrore të NATO-s ndaj forcave ushtarake dhe policore serbe.
Përvjetori i Masakrës së Reçakut do të mbahet nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.