Së shpejti pritet të fillojë faza e dytë e ndërtimit të Tregut të Gjelbër në Shtime
Lidhur me këtë, kryetari Aliu ka shkruar:
“Vazhdojmë me punë të mira
Paraditen e sotme mirëprita Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për alokimin financiar të fazës së dytë të ndërtimit të Tregut të Gjelbër në Komunën tonë.
Pasi me sukses është mbaruar faza e parë e punës ku janë investuar 340 mijë euro, së shpejti e fillojmë fazën e dytë ku përfshihen 300 mijë euro shtesë.
Në këtë mënyrë, do të arrijmë ta krijojmë një Treg të Gjelbër modern, hapësirë që do t'i plotësojë kushtet higjienike e sanitare për konsumatorët qytetarë e gjithashtu për shitësit që do të operojnë në treg. Njëherit ky treg do të jetë po ashtu një nga veprat më të bukura e të veçanta arkitektonike në qytetin tonë e më gjerë.”