Kryetari Aliu priti në takim Komandantin e KFOR-it, Melif Oguz

ShtimePostuar: 14:25 / 06.10.2023

Me këtë rast, kryetari Aliu e ka falënderuar KFOR-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në të mirë të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve tanë.

Kryetari Aliu dhe komandanti Oguz janë dakorduar që bashkëpunimi mes Komunës dhe KFOR-it, i nisur shumë më herët, të vazhdojë edhe në të ardhmen.