Kryetari Aliu priti në takim zëvendësministrin e mbrojtjes, Shemsi Syla
Gjatë këtij takimi, Aliu bëri të ditur se u diskutua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve tona, sidomos për ndërveprimin në fushën e ndihmës ushtarake për autoritetet tona lokale civile.
“Diskutuam sfidat e qeverisjes lokale në menaxhimin e fatkeqësive natyrore, me ç'rast zëvendësministri Syla na ofroi bashkëpunim të qëndrueshëm në menaxhimin e krizave dhe fatkeqësive natyrore, me premtimin për sigurimin e trajnimeve dhe certifikimeve në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim Urban në Pomozotin të Fushë-Kosovës”, tha Aliu, duke bërë të ditur se zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla e falënderoi për vizitën dhe punën në sektorin e sigurisë që ka shënuar rritje të konsiderueshme viteve të fundit si dhe e njoftoi me punën e mirë dhe projektet konkrete që po i realizojnë në Komunën e Shtimes në interes të qytetarëve.