Kryetari Aliu viziton Qarkun Unna në Gjermani
Në një tryezë të përbashkët, janë dakorduar për fillimin e bashkëpunimit reciprok ndërkomunal që kurorëzohet me benefite shumëdimensionale për Komunën e Shtimes.
Simbol i këtij ndërveprimi fillestar është dhurimi i një automjeti me kapacitet të lartë prej 26 tonelatash për mbledhjen e mbeturinave nga kompania më e madhe në Europë - REMONDIS Group, ku delegaciomi ynë takuan edhe drejtorin gjeneral të kësaj korporate, Patrick Wicker.
Për më tepër, pjesë e temave shtesë të dakorduara ishte intensifikimi i bashkëpunimit në fushën arsimore, sportive, artistike dhe kulturore, ku të rinjtë tanë posedojnë talent të jashtëzakonshëm dhe Qarku Unna do të ofrojë infrastrukturë për zhvillim të aftësive të të rinjve tanë.
Kryetari Qemajl Aliu ka falënderuar sinqerisht deputetin Ganzke, kryetarin Mario Löhr, drejtorin Mike-Sebastian Janke dhe nënkryetarët e Qarkut, Martin Wiggermann dhe Wilhelm Jasperneite për pritjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar, nga i cili Komuna jonë do të ketë mundësi të shkëlqyeshme për progres në shumë fusha.