Kuvendi i Komunës së Shtimes voton Rregulloren Komunale për Taksa dhe Tarifa të vitit 2024
ShtimePostuar: 14:39 / 26.02.2024
Kryetari Qemajl Aliu, ka njoftuar se me votimin e Rregullores Komunale për Taksa dhe Tarifa të vitit 2024, ashtu siç kanë premtuar, janë liruar nga taksa për regjistrim të automjeteve:
1.Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës;
2.Janë përgjysmuar pagesat mujore në çerdhen "Albiona Asllani" gjatë pushimeve verore; si dhe në aktivitetet lokale kulturore ku aplikohet pagesa, kemi liruar edhe fëmijët e ish të burgosurve politikë.