Mbahet debati publik për regjistrimin e popullsisë me qytetarët e Komunës së Shtimes
Faruk Beqa, nënkryetar i Komunës së Shtimes, tha se regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare ka një rëndësi shumë të madhe për komunën tonë.
Nga ana tjetër, Arbert Abdyli, zyrtar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, informoi qytetarët në mënyrë të detajuar për rrjedhën e këtij procesi duke njoftuar së tanimë janë në fazën e dytë.
Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave ishte paraparë që të fillonte në muajin nëntor, por sipas Abdylit, procesi është propozuar që të fillon në muajin prill të vitit të ardhshëm.
Edhe qytetarët e pranishëm në këtë debat ishin të interesuar sa i takon regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave si dhe për konkursin për regjistrues dhe mbikëqyrës që do të merren me regjistrimin e popullsisë.