Mbahet dëgjimi publik për KAB 2024-2026 në Pjetërshticë, Carralevë dhe Zborc
Ne këtë dëgjim merrnin pjesë, kryesuesi i Kuvendit, Adnan Ademi, drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, Grejtalb Emini dhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Kastriot Shabani.
Dëgjimi publik lidhur me KAB-in është mbajtur në tri vendbanime, gjegjësisht me banorët e fshatit Pjetërshticë, Carralevë dhe Zborc. Këto takime janë udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi i cili ka përshëndetur të pranishmit dhe ka falënderuar për bashkëpunimin e treguar, njëherit ka sqaruar rëndësinë e takimit në fjalë.
Të pranishmit gjatë debatit për projeksionet buxhetore për vitet 2024-2026, kanë paraqitur kërkesat e tyre për investime kapitale në infrastrukturë, ku kryesisht kërkesat ishin të fokusuara në projekte që kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës: kanalizim, asfaltim të rrugëve në lagje, ndërtim të trotuareve, ndriçim, ujësjellës dhe projekte të tjera.
Buxheti i përgjithshëm i Komunës për vitin 2024 është 9,928,106 euro, ndërsa nga kjo shumë nga aspekti ekonomik i shpenzimeve do të këtë 5 kategori kryesore të shpenzimeve. Nëse e bëjmë një krahasim me vitin aktual, buxheti për vitin 2024 do të këtë një rritje prej 1,172.066 euro.
Ndërkaq, sot është planifikuar të mbahet diskutimi publik me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore, në Lagjen e Pajtimit dhe Godanc.