Mbahet mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Shtimes

ShtimePostuar: 12:59 / 26.12.2023

Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pikat të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i Ekstrakt-Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 23.11.2023,
2. Draft-Rregullore për Përcaktimin e Procedurave për Dhënien në Shfrytëzim më pak se një vit të Pronës Komunale (Pas diskutimit publik),
3. Draft-Rregullore për Procedurat dhe Kriteret për Zgjedhjen e Laureatëve të Vitit në Sport (Pas diskutimit publik),
4. Draft-Strategjia e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Shtimes (Pas diskutimit publik),
5. Shqyrtimi i Draft-Planit të Punës së Kuvendit dhe orarit të mbledhjeve për vitin 2024,
6. Draft-Programi Strategjik për Ujërat në Komunën e Shtimes (Për diskutim publik),
7. Draft-Rregullore për caktimin e orarit të punës për bizneset në Komunën e Shtimes (Për diskutim publik).

Ndryshime pati në pikën e 5-të, e cila pas diskutimeve u largua nga rendi i ditës, për të cilën u tha se do të diskutohet në mbledhjen e radhës së KPF-së.