Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Shtimes
ShtimePostuar: 16:19 / 06.09.2023
Këtë seancë e udhëhoqi asambleisti, Hasan Avdyli.
Pikë e vetme e rendit të ditës ishte shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Shtimes.
Në vazhdim të kësaj seance u propozua shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit, Adnan Ademi dhe pas votimit të 11 deputetëve opozitarë me shumicën e votave të të pranishmëve është shkarkuar kryesuesi në fjalë.