Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Shtimes

ShtimePostuar: 10:09 / 01.06.2023

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

1. Pyetje – Përgjigje;
2. Bartja e buxhetit të pashpenzuar nga viti i kaluar në vitin aktual dhe rritja e kufirit të hyrave;
3. Draft-Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2024-2026;
4. Propozim-Vendim për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Npi-01/76 për plotësimin e KPF-së me anëtarë të ri;
5. Propozim-Vendim për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit për ndarjen e bursave për studentë 2023/2024;
6. Propozimi për ndryshimin e nenit 3 të Rregullores për ndarjen e bursave për studentë, Npi-01/60, dt. 30. 3. 2012;
7. Propozim-Vendim për miratimin e iniciativës ndërkomunale për menaxhimin e integruar të mbeturinave;
8. Draft-Programi trevjeçar për banim social në komunën e Shtimes 2023-2025
9. Propozim-Vendim për ndryshimin e destinimit të pronës së paluajtshme komunale në N.K. numër P-01895-4 ZK-Shtime;
10. Propozim-Vendim për hapje të rrugës publike në Z.K. – Karaqicë;
11. Informatë e përgjithshme nga DKRS dhe
12. Informatë nga DZHE – Sektori i bujqësisë për mbjelljet pranverore.