Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Shtimes
ShtimePostuar: 15:27 / 19.09.2023
Fillimisht, anëtarët e pranishëm të KKSB-së i ka përshëndetur nënkryetari i Komunës, Faruk Beqa, i cili në vazhdim kërkoj aprovimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe më pas i njoftoi edhe me rendin e ditës.
Ndërsa, komandanti i Stacionit të Policisë në Shtime, Haxhi Behluli ka prezantuar ngjarjet që kanë ndodhur gjatë periudhës tetëmujore dhe ka raportuar para anëtarëve të KKSB-së.
Për pikën e dytë të rendit të ditës, që kishte të bënte rreth aktiviteteve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka informuar të pranishmit drejtori i këtij dikasteri, Bardhyl Rushiti.
Po ashtu, anëtarët e KKSB-së paraqitën vërejtjet e tyre me dukuritë që i shqetësojnë qytetarët e komunës së Shtimes.