Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Shtimes
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pikat të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më: 26.12.2023
2. Draft-Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2024,
3. Raport Vjetor Buxhetor (shpenzimet) për vitin 2023,
4. Draft Rregullore për caktimin e orarit të punës për bizneset në Komunën e Shtimes (Pas diskutimit Publik),
5. Draft-Rregullore Komunale për Transparencë, (për diskutim publik),
6. Draft-Plani i Veprimit për Transparencë Komunale 2024-2028, (për diskutim publik),
7. Propozim-Vendim për zgjedhjen e Komisionit për ndarjen e titujve të nderit,
8. Draft-Programi Strategjik për ujëratnë Komunën e Shtimes, (pas diskutimit publik),
9. Propozim-Vendim për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024,
10. Propozim-Vendim për Inicimin e procedurës të themelimit të Ndërmarrjes Publike Lokale për kryerjen e shërbimeve publike në Komunën e Shtimes,
11. Propozim-Vendim për caktimin e orarit të mbledhjeve të KPF-së për vitin 2024.
Anëtarët e këtij komiteti kanë rekomanduar të gjitha pikat e rendit të ditës për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës që do të mbahet më 31 janar 2024, nga ora 9:00.