Mbahet mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Shtimes
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrat-Procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më: 25. 4. 2023, 29. 5. 2023, 23. 6. 2023 dhe 4. 7. 2023;
2. Raporti për buxhetor për gjashtëmujorin e pare Janar-Qershor 2023;
3. Propozim-Vendim për faljen e 100 € nga tatami në prone, bazuar në Ligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Nr.08/L-224 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme;
4. Prezantimi i Planit Buxhetor 2024-2026;
5. Propozim-Vendim për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Npi-01/271 dt.06.07.2023 për Programin e Banimit Social 2023-2025 (Sipas rekomandimeve të MMPHI Nr.3808-2/23 më date: 18.07.2023;
6. Propozim-Vendim për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit nga Kuvendi për zgjedhjen e drejtorëve të institucioneve arsimore;
7. Draft-Rregullore për përcaktimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim më pak se një vit të pronës komunale (Për Diskutim Publik) dhe
8. Propozim-Vendim rialokimin e mjeteve.