Në Komunën e Shtimes shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë
Eventi u mbajt në bashkëpunim me OSBE-në, organizatat lokale të rinisë, me ç'rast të rinjtë e të rejat e Komunës së Shtimes që ishin të interesuar për rrjedhën e punëve qeverisëse, patën mundësinë që nga afër të njihen me elementet që e karakterizojnë pushtetin lokal dhe mënyrat e ushtrimit të tij.
Kjo nënkupton që sidomos për sektorin e të rinjve të kemi inkuadrim nga vetë përfaqësuesit e tyre, si indikator që ndikon në rritjen e shkallës së vendimmarrjes komunale për të rinjtë tonë. Po ashtu, nga ky bashkërendim thellohet të kuptuarit e sfidave reale të status-quosë me të cilat ballafaqohen të rinjtë si hap drejt përgatitjes së mekanizmave institucionalë që u ndihmojnë atyre në lehtësim të këtij procesi.
Është e rëndësishme të theksohet dobia dhe efektiviteti nga një bashkëpunim i tillë siç ishte ngjarja e sotme, që ndër të tjera e dëshmoi edhe aftësinë e të rinjve për t'u bërë pjesë integrale e qeverisjes dhe për të marrë vendime të drejta e të duhura në këtë aspekt.- thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes.
Në anën tjetër, Kryetari Aliu i falënderoi të rinjtë pjesëmarrës dhe i inkurajoi që të jenë aktivisht pjesë e zhvillimeve lokale, posaçërisht të fushës së rinisë. Në fund, Kryetari i uroi të rinjtë për Ditën Ndërkombëtare të tyre me zotimin për përkushtim në përmirësimin e kushteve për të tyre për të vënë në pah aftësitë dhe talentin që e zotërojnë.