Në Shtime po vazhdojnë dëgjimet publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore
ShtimePostuar: 10:32 / 16.06.2023
Këto dëgjime u mbajtën në fshatrat e rrafshit: Muzeqinë, Vojnovc dhe Gjurkovc.
Në këto dëgjime publike merrnin pjesë, kryesuesi i Kuvendit, Adnan Ademi, drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, Grejtalb Emini, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Kastriot Shabani, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim, Yllka Fejzullahu dhe drejtori i Drejtorisë për Administratë, Valon Januzi.
Ndërkaq, sot është planifikuar të mbahet diskutimi publik me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore, në Davidovc, Rashincë dhe Gllavicë.