Në Shtime zhvillohet fushatë apeluese me target shoferët
ShtimePostuar: 23:19 / 11.07.2023
Me qëllim të sigurimit dhe mundësimit të lirisë së lëvizjes për të gjithë pjesëtarët në trafik, ngasësve iu kërkua që të mos i bllokojnë hapësirat e destinuara për këmbësorë.
Në këtë kohë që trafiku është më i frekuentuar, lusim të gjithë pjesëmarrësit e komunikacionit ta rrisin kujdesin dhe t'i respektojnë rregullat, ashtu që të shmangen aksidentet e mundshme. – thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes.