Nis vaksinimi i nxënësve në shkollat e Komunës së Shtimes

ShtimePostuar: 15:25 / 16.11.2023

Sipas përgjegjëses së Shërbimit të Vaksinimit, Mervete Bajrami sot ka nisur vaksinimi i rregullt për nxënësit e klasave të para (I), gjashta (VI) dhe dymbëdhjeta (XII). Me këtë vaksinim, tregon Bajrami kanë filluar në shkollën fillore “Emin Duraku” dhe kështu do të vazhdojnë në shkollat tjera të kësaj komune.

Njëherit, ajo bëri të ditur se nga ora 8:00 – 15:00 për çdo ditë (përveç ditëve të vikendit) është duke u bërë edhe vaksinimi kundër gripit sezonal në QKMF “Dr. Vezir Bajrami”.