Për blerjen e lëndës djegëse, 267 familje shtimjane me asistencë sociale do të përfitojnë ndihmë shtesë
ShtimePostuar: 12:45 / 07.12.2023
Qendra për Punë Sociale në Komunën e Shtimes, numëron 267 familje me asistencë sociale, të cilat do të jetë përfituese të kësaj skeme, bënë të ditur u.d. drejtori i QPS-së, Xhelal Rushiti. Në vazhdim, Rushiti tregoi se në kuadër të kësaj mase për një familje katër anëtarëshe do të jepen 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtarë të familjes.
Masa për subvencionimin e blerjes së lëndës djegëse për ngrohje, për familjet përfituese të asistencës sociale, është pjesë e Pakos Energjetike me vlerë 5 milionë euro dhe e cila financohet nga BE. Ndryshe, rreth 21 mijë familje në tërë Kosovën do të ndihmohen përmes kësaj skeme.