Përfundon asfaltimi i disa rrugëve në fshatin Pjetërshticë të Komunës së Shtimes

ShtimePostuar: 11:54 / 31.10.2023

Postimi i plotë i kryetarit Aliu:

Në Pjetërshticë

I lumtur të shoh punimet e përfunduara të asfaltimit cilësor të rrugës që të dërgon tek shkronjat e simbolit të lirisë, të përfaqësueses dinjitoze të luftës çlirimtare, UÇK-së si dhe të rrugës "Malësia", një nga kërkesat prioritare të banorëve, rrugë që të shpie tek varrezat e fshatit.

Përveç asfaltimit, në fshatin Pjetërshticë janë shtruar dy segmenteve të rrugës "Idriz Ajeti" me kubëza, me ç'rast banorëve u është lehtësuar qasja dhe lëvizja e tyre.

Urime, e gëzofshin dhe vazhdojmë me punë të tjera në të mirë të qytetarëve tanë në të katër anët e komunës sonë.