Përurohet lapidari i tre dëshmorëve në Petrovë të Komunës së Shtimes
“Ky monument i rëndësishëm për trashëgiminë e pasur guximtare të Petrovës dhe Shtimes në përgjithësi, u iniciua nga Këshilli i Fshatit dhe natyrisht se me dëshirë të madhe e kemi mbështetur edhe ne si Komunë.
Ky projekt është shembull i ndërveprimit komunitar që si institucion jemi të gatshëm ta stimulojmë dhe intensifikojmë konkretisht, përmes ndihmës financiare brenda mundësive siç ka ndodhur njëlloj edhe me projektet e tjera.
Nga sot, fshati Petrovë e ka shtesë një pikë kyçe të rëndësisë me përmasa të mëdha, që na emocionoi, lumturoi e na bëri krenarë njëkohësisht.
Lufta e pastër e Ushtrisë Çliriltare të Kosovës duhet të përkujtohet e nderohet praktikisht, në mënyrë që ta kultivojmë respektin dhe konsideratën ndaj pjesëtarëve të saj, që e kanë rrezikuar dhe e kanë dhënë jetën e tyre për një të ardhme të lirë e më të mirë të brezave pasardhës.
Lavdi e nderime për Xhemshir Xhemshirin, Fadil Rashitin, Kadri Ademajn dhe familjet e bashkëluftëtarët e tyre!” – ka shkruar kryetari Aliu.