Përurohet projekti në vlerë mbi 90 mijë euro në fshatin Rashincë
ShtimePostuar: 15:55 / 11.10.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:
Me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka e bashkëpunëtorë, në mesin e dhjetëra bashkëqytetarëve dhe asambleistëve tanë, sapo përuruam projektin në vlerë mbi 90.000 euro në fshatin Rashincë.
Ky investim ndryshoi në tërësi rrugën "Ferizaj" në këtë fshat, që tash është pajisur me shteg për ecje, me hapësirë të veçantë për çiklizëm dhe me ndriqim publik.
Në temperaturat e freskëta të vjeshtës dhe nga tani e tutje, banorët e Rashincës do të jenë më të sigurt edhe për shkak të ndriçimit, edhe për shkak të zonës së përcaktuar në trafik, qofshin duke ecur si këmbësorë apo me biçikletë.
Urime për të gjithë banorët; e gëzofshin e s'do të ndalemi edhe me investime e projekte të tjera!