Përurohet Rruga “Shabani” në Vojnoc dhe trotuari përgjatë Rrugës “Ibrahim Shabani”
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, drejtorë dhe zyrtarë komunalë si dhe banorë të fshatit Vojnoc.
Me këtë rast, kryetari Aliu u tha banorëve të fshatit Vojnoc se ndihet i lumtur që kanë arritur të asfaltojnë rrugën “Shabani” që të lidhë me fshatin Topliçan të Lipjanit dhe potencoj se komuna do të vazhdoj me përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të tyre në përgjithësi.
Edhe ministri Elbert Krasniqi është shprehur se është shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti madhor për këtë fshat, pasi e shkurton lidhjen e tyre, por edhe e lehtëson lëvizjen mes dy fshatrave të dy komunave.
Menaxheri i këtij projekti, Gazmend Hysenaj bënë të ditur se gjatësia e rrugës “Shabani” është 640 metra, kurse trotuari në rrugën “Ibrahim Shabani” ka gjatësi 500 metra. Ai tregon se vlera e përgjithshme e këtij projekti është 91 mijë euro.
Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi i shoqëruar nga kryetari Qemajl Aliu ka vizituar edhe parkun e ri të përuruar kohë më parë në fshatin Davidovc, i cili ka një vlerë prej 144 mijë euro.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim mes MAPL-së, Komunës së Shtimes dhe Republikës së Nordrhein-Westfalenit.