Petrova me park të ri rekreativ

ShtimePostuar: 01:31 / 29.07.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Petrova me park të ri rekreativ

Ky park arrin vlerën 32 mijë euro dhe do të ndikojë në rritjen e socializimit mes banorëve të Petrovës por edhe të fshatrave përreth.

Parqet u shërbejnë sidomos fëmijëve e gjyshërve të tyre të kalojnë kohë në park, me lumin e pastër afër e pemët që lirojnë oksigjen dhe me gjelbërim ku relaksohen.

Si qeverisje do t'i shtojmë investimet në hapësira e ambiente që ua shtojnë kualitetin dhe mirëqenien qytetarëve tanë, për të cilët do ta realizojmë programin ashtu siç u kemi premtuar.

E gëzofshin banorët e fshatit Petrovë dhe fshatrat përreth këtë park fantastik.