Po vazhdon ende renovimi i shkollave në Komunën e Shtimes

ShtimePostuar: 23:59 / 30.08.2023

Postimi i plotë:

Renovimi i shkollave po realizohet

Inspektimin e punimeve në shkollat "Emin Duraku" dhe "Hasan Prishtina", e realizuam sot bashkë me nënkryetarin e komunës.

Punimet janë duke u zhvilluar me infrastrukturë cilësore dhe me intensitet të lartë të punimeve, me qëllim që gjatë vitit të ri shkollor nxënësit të kenë një ambient praktik dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.

Vetëm këtë vit do të renovohen pesë objekte shkollore nga buxheti komunal në vlerë prej 135.000 euro.