Prezantohet Draft-Strategjia për mbrojtjen dhe ruajtjen e ujërave në Komunën e Shtimes
Gjatë punëtorisë së djeshme, për Draft-Strategjinë për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Ujërave, ka elaboruar në detaje prof. Nazmi Iballi.
Besnik Muqaj, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), foli për rritjen e nivelit të mbikëqyrjes dhe mbrojtjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore ndaj aktiviteteve ndotëse, ku si objektiva kryesore përmendi, zvogëlimin e ndotjes industriale të ujërave, rritjen e investimeve, mbikëqyrjen dhe ruajtjen e shtretërve të lumenjve dhe parandalimin e veprimeve të dëmshme ndaj ujit me qëllim rritjen e sigurisë për furnizim për pije dhe përdorim efikas në prodhimet bujqësore.
Duke qenë në harmoni me qëllimin e projektit, Komuna e Shtimes ka nxjerrë vendimin për formimin e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë dhe Planit të veprimit për mbrojtjen e ujërave. Edhe, Faruk Beqa, nënkryetar i Komunës së Shtimes, vlerësoi lartë punën e bërë në hartimin e kësaj strategjie.
Ky projekt është duke u implementuar nga, OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë dhe mbështetur nga Integrated Water Resources Management in Kosovo.